Ingredientët:
- 200 gram hurma arabie pa fara
- ½ lugë çaji sodë buke
- 150 ml ujë i valuar
- 100 gram gjalpë
- 170 gram sheqer kane
- 100 ml shurup hurmash
- 3 kokrra vezë
- 1 lugë çaji vanilje
- 200 gram miell
- 1 lugë gjelle plot kakao
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 majë luge çaji kripe
Përshkrimi:
Në një grirës elektrik grijmë mirë hurmat me sodën dhe ujin e valuar derisa të përftojmë një masë të njëjtë kremoze.
Masën e përftuar e hedhim në një tas dhe mbi të shtojmë gjalpin të zbutur në temperaturë ambienti dhe sheqerin, i rrahim bashkë me ndihmën e një rrahëse dore për 2 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
Më pas shtojmë vezët, shurupin e hurmave e vaniljen e lëngshme i përziejmë mirë derisa të përftohet një masë kremoze tek e cila shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me kakaon, pluhurin pjekës dhe 1 majë luge kripë, i trazojmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi mesatar.
Brumin e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, e nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.
Piqet ne furrë të para ngrohur 180°C për 45 – 50 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur plotësisht fillojmë zbukurimin.
Për zbukurimin, rrahim mirë 250 gram djathë Philadelphia me 2 – 3 lugë gjelle sheqer pluhur sipas dëshirës me të cilin lyejmë të gjithë sipërfaqen e kekut dhe në fund e dekorojmë me shirita çokollate të shkrirë.




