Ingredientët:
- 200 gram miell
- 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës
- 1 majë luge çaji kripë
- 1 ¼ sheqer i bardhë
- ½ – 1 lugë çaji levandër
- 4 kokrra vezë
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- Lëkura e 1 limoni
- 200 gram gjalpë
- ½ filxhan kos
Përshkrimi:
Në një mikser elektrik grijmë sheqerin bashkë me levandrën, lëkurën e limonit dhe kripin dhe pasi është krijuar një masë e njëjtë homogjene e shtojmë mbi gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti duke i përzier me kujdes derisa të miksohen më së miri.
Tek masa e përftuar shtojmë një nga një vezët, më pas kosin dhe lëngun e limonit, derisa të përftojmë një masë kremoze.
Tek masa e përftuar shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, e trazojmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi mesatar (jo shumë i hollë, as i trashë).
Në fund masën e përftuar e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, e nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.
Piqet ne furrë të para ngrohur 180°C për 50 – 60 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur plotësisht fillojmë dekorimin.
Dekorimi mund të jetë sipas dëshirës. Në rastin time është djathë philadelhia i rrahur me lëng limoni dhe sheqer pluhur dhe disa thërrime të vogla levandre.




