Embelsira, Kek

Kek me Miks Çokollatash

0 comments

Kek me Miks Çokollatash

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

12

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

50

minutes

Ingredientët

  • 150 gram 150 gjalpë

  • ½ filxhan ½ sheqer kane

  • ½ filxhan ½ sheqer i bardhë

  • 4 kokrra 4 vezë

  • 1 filxhan 1 kos

  • 1 lugë çaji 1 ekstrakt vanilje

  • 50 gram 50 kakao

  • 1 ½ filxhan 1 ½ miell

  • 1 ½ lugë çaji 1 ½ pluhur pjekës

  • ¼ lugë çaji ¼ sodë bukë

  • 1 majë luge çaji 1 kripë

  • 60 gram 60 copëza çokollate të zeze

  • 100 gram 100 çokollatë e bardhë

  • 50 gram 50 çokollatë e grirë me qumësht

Përshkrimi

  • Në një tas qelqi të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti me sheqerin e bardhë dhe atë kaf, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
  • Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze, kësaj mase I shtojmë kosin, dhe pas tij vaniljen duke i përzier vazhdimisht.
  • Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi miksuar më parë me kakaon, pluhurin pjekës, kripën dhe sodën e bukës, e shtojmë duke e situr ne përzierjen e mësipërme duke e trazuar mirë derisa të përftohet një masë brumi mesatar.
  • E mbyllim duke shtuar copëzat e çokollatës së zezë.
  • Masën e përftuar e derdhim me kujdes në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.
  • Nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.
  • Piqet ne furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 50 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
  • Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur fillojmë zbukurimin.
  • E dekorojmë me çokollatë të bardhë të shkrirë dhe çokollatë të zezë me qumësht të grirë për një shije akoma më intensive çokollate.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*