Embelsira, Kek

Kek me Qershi të Karamelizuara

0 comments

Kek me Qershi të Karamelizuara

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

12

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

45

minutes

Ingredientët

  • 200 gram 200 gjalpë

  • 1 filxhan 1 sheqer

  • 1 – 2 filxhan 1 – 2 miell

  • 3 lugë gjelle 3 arrë koksi e grirë

  • 1 lugë çaji 1 pluhur pjekës

  • ½ lugë çaji ½ sodë buke

  • 1 majë luge çaji 1 kripë

  • 4 kokrra 4 vezë

  • ¾ filxhan ¾ kos

  • 1 lugë çaji 1 ekstrakt vanilje

  • qershi të karamelizuara

  • 50 gram 50 çokollatë të bardhë

Përshkrimi

  • Në një tas qelqi të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti me sheqerin, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
  • Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze, tek e cila shtojmë kosin dhe vaniljen duke i përzier vazhdimisht.
  • Shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës e kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme dhe në fund shtojmë arrën e kokosit të grirë.
  • Në fund shtojmë qershitë e karamelizuara dhe masën e përftuar e derdhim në formën ku do ta pjekim të cilën e kemi lyer më parë shumë mirë me gjalpë ose vaj, e rregullojmë mirë të gjithë sipërfaqen me ndihmën e një spatule dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C dhe e pjekim për 45 minuta.
  • Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
  • Këshilloj qe keku te jetë me temperaturë ambienti parasë te fillojmë zbukurimin me çokollatë të bardhë të shkrirë ose gjithçka tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*