Embelsira, Kek

Kek me Rrush të Thatë dhe Stika

0 comments

Ingredientët:

  • 100 gram miks frutash të thata
  • 50 ml lëng portokalli
  • 200 gram gjalpë
  • 1 filxhan sheqer kane
  • 1 filxhan miell
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ¼ filxhan stika
  • Lëkura e grirë e një portokalli

Përshkrimi:

Në fillim shtrydhim lëngun e portokallit tek I cili fusim rrushin e thatë dhe e lëm të pushoji për 20 – 30 minuta në mënyrë që të thith sa më shumë lëng (kjo është opsionale sepse mund ti hedhim të dyja veç e veç pa I përzier më parë.

Në një enë mesatarisht të thellë përziejmë mirë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti me sheqerin derisa të formohet një masë e njëjtë homogjene tek e cila shtojmë një nga një vezët.

Përzierjes së përftuar I shtojmë lëkuren e grirë të portokallit dhe lëngun e portokallit nëse nuk e kemi futur rrushin e thatë ne të (nëse e kemi future e shtojmë në fund bashkë me rrushin)

Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe kripën, e përziejmë me ndihmën e një teli kuzhine dhe pas kësaj shtojmë rrushin e thatë dhe stikat.

E pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur plotësisht e dekorojmë me sheqer pluhur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*