Embelsira, Kek

Kek me Vanilje dhe Luleshtrydhe

0 comments

Ingredientët:

  • 220 gram gjalpë
  • 1 ½ filxhan sheqer
  • 2 – 3 filxhan miell
  • 1 lugë çaj pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji sodë buke
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 4 kokrra vezë
  • ¾ filxhan kos
  • 2 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 50 gram çokollatë të bardhë
  • 10 luleshtrydhe

Përshkrimi:

Në një tas qelqi të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti me  sheqerin, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.

Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze,

tek e cila shtojmë kosin dhe vaniljen duke i përzier vazhdimisht.

Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës e kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme.

Masën e përftuar e derdhim në formën ku do ta pjekim të cilën e kemi lyer më parë shumë mirë me gjalpë ose vaj, e rregullojmë mirë të gjithë sipërfaqen me ndihmën e një spatule dhe vendosim nëpër brumë duke shtyrë lehtë me gishtin drejtues luleshtrydhet.

Masën e vendosim në furrë të para ngrohur 200°C dhe e pjekim për 45 – 55 minuta.

Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Këshilloj qe keku te jetë me temperaturë ambienti parasë te fillojmë zbukurimin me çokollatë të bardhë të shkrirë dhe reçel të hollë luleshtrydhesh. Gjithsesi dekori është gjithmonë opsional dhe varet nda shijet individuale.  

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*