Embelsira, Kek

Kek me Vanilje dhe Mjedra të Freskëta

0 comments

Ingredientët:

  • 3 filxhan miell
  • 1 lugë çaj plot pluhur pjekës
  • ¼ luge çaj sodë buke
  • 1 majë luge çaj kripë
  • 130 gram margarinë
  • 1 ½ filxhan sheqer
  • 1 filxhan kos
  • 6 kokrra vezë
  • Lëngu i një gjysmë limoni
  • Lëkura e një portokalli
  • 400 – 500 gram mjedra + 2 lugë gjelle miell
  • ½ filxhan stika

Përshkrimi:

Marrim një enë të thellë dhe me një rrahëse elektrike rrahim vezët bashkë me sheqerin derisa të formohet një masë kremoze e cila ka dyfishuar masën e saj fillestare.

Kësaj mase i shtojmë pak nga pak gjalpin të cilin e kemi shkrirë dhe mbajtur në temperaturë ambienti, e përziejmë pak dhe vazhdojmë duke shtuar kosin, lëngun e limonit e lëkurën e portokallit dhe i rrahim për herë të fundit.

Për pjesën tjetër marrim një tel kuzhine të thjeshtë dhe e vazhdojmë përzierjen me dorë.

Në masën e përftuar shtojmë pak nga pak mjelin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën, i trazojmë me kujdes derisa të përftohet një masë brumi uniform

Mbi mjedrat shtojmë 2 lugë gjelle miell, i trazojmë me kujdes me një lugë dhe i shtojmë bashkë me stikat mbi masën e brumit të përftuar me parë.

I përziejmë me kujdes me ndihmën e një spatul dhe masën e përftuar e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.

E sistemojmë me kujdes me ndihmën e një spatul kuzhine dhe e fusim në furrë të para ngrohur 200°C për 40 – 45 minuta.

5 minuta para përfundimit te kohës së pjekjes bëjmë provën me ndihmën e një shkopi të vogël kuzhine te cilin e vendosim në mesin e kekut, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Këshilloj që keku të jetë ftohur plotësisht para se te fillojmë zbukurimin, i cili mund te jetë me sheqer pluhur, çokollatë e bardhë ose krem mjedrash.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*