Embelsira, Kek

Kek me Vanilje dhe Topa Arrë Kokosi me Kakao

0 comments

Ingredientët:

  • Për kekun me vanilje:
  • 4 kokrra vezë (3 të plota +1 vetem e kuqja) (të bardhën e përdorim tek pjesa e dytë)
  • 1 ½ filxhan sheqer
  • 1 filxhan qumësht
  • 1 filxhan vaj luledielli
  • 1 luge çaji pluhur pjekës
  • 3 – 4 filxhan miell
  • Për topat me arrë kokosi dhe kakao
  • 2 filxhan arrë kokosi e grirë
  • 1 filxhan sheqer pluhur
  • 1 e bardhë veze
  • 2 ½ lugë gjelle kakao

Përshkrimi:

Marrim një enë mesatare dhe përziejmë arrën e grirë të kokosit me të bardhën e vezës, sheqerin pluhur dhe kakaon derisa të formohet një masë e qëndrueshme me të cilën mund të formojmë disa topa mesatarë (mua më dalin zakonisht 5 – 6).

Pasi i kemi formuar topat i vendosim në një pjatë dhe i lëme mënjanë.

Me një rrahëse elektrike rrahim vezët me sheqerin derisa të formohet një masë kremoze e qëndrueshme e cila ka dyfishuar masën e saj fillestare dhe pas kësaj shtojmë vajin e lulediellit dhe qumështin.

Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës e kripën, e përziejmë me kujdes derisa të përftohet një masë brumi mesatar gjysmën e të cilit e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.

Në mes te brumit vendosim afër njëra-tjetrës topat e arrës së kokosit që kemi lënë mënjanë dhe mbi to hedhim pjesën tjetër të brumit duke e rregulluar në fund me një spatul kuzhine.

Piqet në furrë të para ngrohur 180°C për 50 – 55 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit të kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet pak minuta dhe pas kësaj e kthejmë me kujdes mbi një tel kuzhine që të ftohet plotësisht.

Kur është ftohur e dekorojmë sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*