Embelsira, Kek

Kek me Vezë Çokollate

0 comments

Kek me Vezë Çokollate

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

12

servings
Prep time

30

minutes
Cooking time

45

minutes

Ingredientët

  • 250 gram 250 margarinë

  • filxhan sheqer

  • 2 ½ filxhan 2 ½ miell

  • 3 3 kokrra vezë

  • ½ lugë çaj ½ pluhur pjekës

  • ¼ lugë çaji ¼ sodë buke

  • 1 majë luge 1 kripë

  • 1 filxhan 1 kos

  • Lëkura e 1 portokalli të grirë

  • 100 gram 100 çokollatë e bardhë

Përshkrimi

  • Në një tas qelqi të thellë hedhim gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti dhe mbi të shtojmë sheqerin, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
  • Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze, kësaj mase I shtojmë kosin dhe lëkuren e grirë të portokallit duke i përzier vazhdimisht.
  • Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës e kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme, treçerekun e të cilën e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.
  • Tek çereku i brumit të mbetur shtojmë çokollatën të cilën e kemi shkrirë më parë dhe e përziejmë mirë.
  • Pas kësaj e shtojmë mbi masën që derdhëm me parë në formë dhe kalojmë nëper të një shkop kuzhine që pjesa e çokollatës të miksohet më së miri me pjesën tjetër duke formuar një formë të çrregullt.
  • Në furrë të para ngrohur 180°C vendosim formën e kekut që përgatitëm dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
  • Këshilloj qe keku te jetë me temperaturë ambienti parasë te fillojmë zbukurimin i cili në rastin tim është me vezë çokollatë dhe çokollatë të bardhë për një pamje më festive dhe një shije më të veçantë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*