Embelsira, Kek

Keku i Shën Vasilit (Vasilopita)

0 comments

Ingredientët:

  • 250 gram gjalpë
  • 200 gram sheqer pluhur
  • ½ filxhan qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 1 lugë çaji lëkurë portokalli e grirë
  • 250 – 300 gramë miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 2 lugë gjelle sheqer i bardhë
  • 8 gram mahlepi
  • 5 – 6 kokrra mastika
  • ¼ lugë çaji karafil
  • 2 lugë gjelle miell

Përshkrimi:

Në një mikser elektrik rrahim mirë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti me sheqerin pluhur derisa të përftojmë një masë kremozë me ngjyrë bezhë të hapur.

Tek masa e përftuar shtojmë një nga një vezët dhe në fund qumështin, vazhdojmë i rrahim derisa të miksohen më së miri dhe i lëm mënjanë.

Ndërkohë në një grirës të vogël hedhim 2 lugë gjelle sheqer të bardhë, mahlepin, mastikën, karafilin dhe 2 lugë gjelle miell, i bluamë më së miri derisa të përftojmë një miell të shkrifët të cilin e shtojmë tek përzierja e mësipërme bashkë me 250 gramë miell tek i cili kemi shtuar më parë pluhurin pjekës.

I përziejmë mirë (unë zakonisht në këtë pikë, dmth. kur shtoj miellin e heq nga mikseri dhe e përziej me dorë sepse vjen më mirë)

Pas kësaj masën e përftuar e hedhim në formën të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 45 – 50 minuta.

Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pasi e nxjerrim nga furra dhe e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine derisa të ftohet plotësisht për ta ndarë me familjen dhe të dashurit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*