Embelsira, Kek

Keku im i Krishtlindjeve

0 comments

Ingredientët:

  • 3 filxhan fruta te thata mikse (rrush i thata, kajsi, boronica, ananas, etje)
  • ½ filxhan çaji rum me arre kokosi
  • 250 gram gjalpë
  • 4 kokrra vezë
  • 1 filxhan çaj kos
  • 1 filxhan çaj sheqer i bardhë
  • 3 filxhan miell
  • ½ lugë çaji sodë buke 
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 lugë gjelle lëkurë portokalli e grirë
  • ½ filxhan arra
  • ½ filxhan fistik

Përshkrimi:

Në fillim përziejmë frutat e thata me rumin dhe i lëm të pushojnë për minimumi 2 orë.

Në një enë të thellë rrahim gjalpin me vezët dhe sheqerin e bardh derisa të përftojmë një mase disi kremoze tek e cila më pas shtojmë kosin dhe lëkurën e grirë të portokallit (të gjithë ingredientët e mësipërm duhet të jenë në temperaturë ambienti)

Në fund hedhim pak nga pak miellin që kemi miksuar më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën dhe e përziejmë me kujdes me ndihmën e një teli kuzhine.

Tek masa e përftuar shtojmë frutat e thata që tashmë e kanë thithur pjesën më të madhe të rumit, arrat e grira mesatarisht dhe fistiket (mund të miksoni arra të ndryshme), i përziejmë dhe një herë dhe masën e hedhim në formën të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 70 – 90 minuta.

Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pas kësaj e nxjerrim nga furra dhe e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine derisa të ftohet plotësisht.

Pas kësaj mund të fillojmë zbukurimin me djathë philadelphia të përzier me sheqer pluhur dhe e dekorojmë me fruta sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*