Gjellë, Mish Viçi, Pjata Kryesore

Kimë me Qepë dhe Mish të Grirë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 kg qepë të thata
  • 500 gram mish i grirë
  • 200 gram salcë domatesh
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 3 thelbi hudhra
  • 1 lugë gjelle gjalpë + vaj ulliri
  • Kripë + Piper (sipas dëshirës)
  • 1 lugë gjelle spec i kuq i ëmbël
  • ½ lugë çaji rigon
  • ½ lugë çaji spec djegës
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 filxhan kafe verë e kuqe
  • 1 lugë çaji mjaltë me kanelle
  • 4 – 6 kokrra vezë

Përshkrimi:

Nëfillim përgatisim salcën ku në një enë mesatarisht të thelle skuqim me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepën e grirë, dhe kur kjo e fundit fillon të zbutet shtojmë mishin e grirë, hudhrat, kripë dhe rigon.

Kur mishi të jetë pothuajse gati shtojmë mjaltin me kanellë, e përziejmë në mënyrë që ëmbëlsia e mjaltit të përhapet gjithandej dhe në fund e shuajmë me verë të kuqe duke e përzier përsëri derisa vera të avullojë.

Në fund shtojmë salcën e domates bashkë me specin e kuq të ëmbël, spec djegës, sheqerin dhe kripë nëse është e nevojshme.

Pasi I kemi përzier mirë e lëm të marrë valë dhe pasi ka marrë valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej derisa të dale yndyra në sipërfaqe.

Kur kemi arritur në këtë pikë do të thotë që kima është gati ndaj gjithçka që na mbetet është të shtojmë mbi sipërfaqen e saj vezët të cilat i spërkasim në sipërfaqe me pak kripë dhe rigon dhe i mbyllim me kapak derisa të gatuhen plotësisht.

E servirim me pak bukë të thekur për një super shije.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*