Mish Qingji, Pjata Kryesore

Kleftiko me Mish Qengji

0 comments

Ingredientët:

  • 2 kg mish qengji
  • 6 patate të vogla
  • 3 qepë të vogla të kuqe
  • 6 karota mesatare
  • 3 speca të kuq
  • 3 speca jeshil
  • 2 shufra selino
  • 6 thelbi hudhra
  • 200 gram domate qershi
  • 10 – 15 ullinj të zinj
  • ½ filxhan vaj ulliri
  • ½ filxhan çaji verë e kuqe
  • 2 lugë çaji mustardë
  • Lëngu i 2 limonëve
  • 1 lugë çaji rigon
  • Kripë + Piper

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë mirë mishin e qengjit dhe pas kësaj e lëm mënjanë ndërkohë që përgatisim perimet.

Te gjitha perimet i pastrojmë dhe i presim sipas dëshirës, patatet, karotat, specat e kuq, specat jeshil, selinon, hudhrat me feta dhe qepët e prera trashë me feta dhe i bashkojmë me mishin.

Mbi to shtojmë kripë, pipër, mustardë, rigon, vaj ulliri, verën dhe lëngun e limonëve, i përziejmë mirë të gjitha, i mbulojmë me një qese kuzhine dhe i lëm në frigorifer për minimumi 2 orë në mënyrë që mishi me perimet të marinohet dhe të gjitha erëzat të lëshojnë esencën e tyre më së miri.

Pas kësaj i ndajmë nëpër letra kuzhine (vendosim një letër alumini dhe mbi të disa letra kuzhine në mënyrë që mos të dalë lëngu) shtojmë perimet dhe mbi to disa domate qershi të prera në dy pjesë ose domate të mëdha të prera në feta (2 – 3 feta) mbi to mishin e qengjit dhe një fetë limon.

E spërkasim përsëri me pak kripë dhe piper dhe e mbyllim letrën e kuzhinës duke e rrotulluar ne mes ose mund ta lidhim me një spango kuzhine në mënyrë që mishi të piqet në brendësi të saj.

E vendosim në furrë të para ngrohur 180°C për 1 orë e 45 minuta – 2 orë pas së cilave e hapim letrën e kuzhinës, marrim pak nga lëngu i perimeve, e spërkasim mishin dhe e rikthejmë në furrë për 30 minuta të tjera duke e rritur temperaturën në 220°C derisa mishi të marrë një ngjyrë kafe dhe mos të ketë më shumë lëng perimet.

Pas kësaj është gati për ta shërbyer të shoqëruar me pak tzatziki.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*