Kofsha Gjeli Deti me Patate dhe Kërpudha
Recipe by Rozafa
Course: MainDifficulty: Medium
Servings
4
servingsPrep time
30
minutesCooking time
1
hour30
minutesIngredientët
2 kofsha gjeli deti
1 kg patate te vogla
1 kg kërpudha të vogla
10 – 15 domate qershi
¼ filxhan ullinj
1 kokërr qepë e kuqe
6 thelbi hudhra
¼ filxhan verë e bardhë
2 degë rozmarinë
1 lugë gjelle sheqer
½ filxhan uji
½ lugë çaj kripë
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
Përshkrimi
- Marrim një enë të thelle ku skuqim me pak gjalpë dhe kripë kofshët e gjelit të detit të cilat i spërkasim me pak sheqer kane dhe rozmarine.
- I skuqim duke i kthyer nga të gjitha anët në mënyrë që të sipërfaqja të bëhet pak krokante dhe pas kësaj e shuajmë me verë të bardhë.
- Presim sa vera të avulloji dhe pas kësaj e heqim dhe e vendosim në tepsinë ku do ta pjekim.
- Rreth e rrotull kofshave shpërndajmë qepën e prerë në feta mesatarisht të trasha, hudhrat e prera në feta, patate e vogla të pa qëruara por të lara shumë mirë, kërpudhat dhe ullinjtë.
- Shtojmë lëngun e pulës me të cilën e skuqëm ose pak uji, vendosim degët e rozmarinës dhe e spërkasim gjithandej me kripë dhe vaj ulliri.
- E pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 50 minuta derisa të mbuluar me një letër kuzhine, dhe pas kësaj 30 minuta të tjera derisa mishi të gatuhet plotësisht dhe lëngu të shteroji.
- Një tavë e thjeshtë në përgatitje dhe shume e shijshme.




