Embelsira, Gurabije

Koulourakia – Gurabijet Tradicionale të Pashkëve

0 comments

Ingredientët:

  • 300 gram gjalpë
  • 180 gram sheqer
  • 4 gram mastika
  • 8 gram mahlepi
  • 3 kokrra vezë
  • 60 ml qumësht
  • 40 ml brandy
  • 80 gram mjaltë
  • Lëkura e grirë e 2 portokallëve
  • 700 – 750 gram miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 kuqi i një veze+1 lugë çaji uji
  • Susam për dekor

Përshkrimi:

Në një mikser elektrik rrahim shumë mirë gjalpin te cilin e kemi në temperaturë ambienti me sheqerin, mastikën (mastikën e grijmë në blender bashkë me sheqerin në mënyrë që të shpërbëhet më së miri) mahlëpin, lëkurën e grirë të portokallëve dhe mjaltin derisa të përftojmë një masë shumë kremoze me ngjyrë pana të lehtë.

Duke vazhduar rrahjen pas kësaj shtojmë një nga një vezët dhe në fund qumështin dhe brandy.

Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh i qëndrueshëm

Me brumin e përftuar formojmë disa topa mesatarë të cilave i japim formë duke i rrotulluar mes duarve ose në tavolinën e punës derisa të përftojmë një masë brumi në formë shkopi të hollë të cilit ne fund i japim formën e dëshiruar (si në foto).

Masat e përftuara I vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine.

I pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 25 minuta dhe pasi I nxjerrim nga furra I lëm të ftohen pak pa I prekur.

Pas kësaj I heqim nga tepsia dhe I vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.

Janë ideale për tu shoqëruar me një gotë qumësht ose caj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*