Embelsira, Krem

Krem i Thjeshtë me Kakao

0 comments

Ingredientët:

  • 1 litër qumësht
  • 1 filxhan sheqer
  • 2 të kuq veze
  • 3 lugë gjelle niseshte
  • 3 lugë gjelle kakao
  • 50 gram çokollatë
  • 1 lugë gjelle gjalpë

Përshkrimi:

Në një enë mesatarisht të thellë përziejmë mirë sheqerin me të kuqin e vezëve dhe pas kësaj shtojmë niseshtenë e kakaon, vazhdojmë e përziejmë derisa të miksohen mirë të gjitha për të shtuar në fund pak nga pak qumështin.

Ndërkohë që shtojmë qumështin e përziejmë pa u ndalur në mënyrë që mos të formoji kokrra se do të jetë e vështirë të shpërbëhen më pas.

Pas kësaj e vendosim të marre valë duke mos e ndalur përzierjen dhe pasi ka marre valë shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë dhe çokollatën e copëzuar.

Masën e përftuar e hedhim nëpër enët ku do ta servirim dhe e lëm të pushoj derisa të mpikset dhe të ftohet pak.

Pas kësaj e dekorojmë sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*