Embelsira, Krem

Krem me Çokollatë dhe Banane

0 comments

Ingredientët:

  • 1 litër qumësht
  • 1 filxhan sheqer kaf
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 3 lugë gjelle niseshte plot
  • 4 lugë gjelle kakao
  • 1 kokërr vezë
  • 125 gram çokollatë
  • 1 majë luge kripë
  • 2 banane të prera në feta
  • ½ filxhan arra të grira
  • 1 pako biskota me çokollatë

Përshkrimi:

Në një grirës elektrik grijmë biskotat me çokollatë derisa të përftojmë një masë  shumë të hollë të bërë miell të cilën e lëmë mënjanë.

Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kakaon, kripën  e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet. 2 minutat e fundit shtojmë gjalpin dhe çokollatën e copëtuar dhe e heqim nga zjarri

(kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë).

Masën e përftuar e hedhim në një enë tjetër dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e kremit me një qese kuzhine në mënyrë që mos të krijojë një cipë në sipërfaqe.

Pasi kremi është ftohur e fusim në frigorifer dhe kur e nxjerrim e rrahim për 5 minuta në një rrahëse elektrike derisa të formohet një masë kremoze.

Ndërkohë që rrahim kremin mënjanë presim bananet me feta dhe përgatisim tasat e vegjël ku do të hedhim kremin duke ngjeshur në fundin e secilës 2 – 3 lugë gjelle nga mielli i biskotave me çokollatë, e ngjeshim me kujdes dhe e lëmë mënjanë.

Kremin e rrahur e hedhim në një qese kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë dhe me delikate procesi i mbushjes së tasave.

Mbi shtresën me biskota shtojmë 2 – 3 feta banane, mbi të kremin dhe në fund i zbukurojmë sipas dëshirës me bananet e prera, me arra, lajthi ose gjithçka tjetër.

E lëm të pushoj në frigorifer për minimum 6 orë parase ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*