Embelsira, Krem

Krem me Çokollatë dhe Biskota

0 comments

Ingredientët:

  • 1 litër qumësht
  • 150 gram sheqer
  • 4 të kuq veze
  • 80 gram miell
  • 20 gram kakao
  • 100 gram çokollatë
  • ¼ filxhan arra të grira
  • 1 – 2 banane të pjekura
  • Biskota me çokollatë

Përshkrimi:

Në një enë mesatarisht të thellë përziejmë mirë sheqerin me të kuqin e vezëve dhe pas kësaj shtojmë miellin e kakaon, vazhdojmë e përziejmë derisa të miksohen mirë të gjitha për të shtuar në fund pak nga pak qumështin.

Ndërkohë që shtojmë qumështin e përziejmë pa u ndalur në mënyrë që mos të formoji kokrra se do të jetë e vështirë të shpërbëhen më pas.

Pas kësaj e vendosim të marre valë duke mos e ndalur përzierjen dhe pasi ka marre valë shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë.

Masën e përftuar e hedhim nëpër enët ku do ta servirim dhe e lëm të pushoj derisa të mpikset dhe të ftohet pak.

Pas kësaj e dekorojmë sipas dëshirës me biskota me çokollatë, banane me feta dhe arra të grira të pjekura (opsionale)

Rekomandohet te qëndrojë një nate ne frigorifer para konsumimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*