Embelsira, Krem

Krem me Dopio Çokollatë

0 comments

Krem me Dopio Çokollatë

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

8

servings
Prep time

30

minutes
Cooking time

0

minutes

Ingredientët

  • 1 litër 1 qumësht

  • 1 lugë gjelle 1 miell

  • 2 lugë gjelle 2 niseshte

  • 2 lugë gjelle 2 kakao

  • 10 lugë gjelle 10 sheqer kaf

  • 2 luge gjelle 2 gjalpë

  • 4 luge gjelle 4 mjaltë

  • 1 majë luge 1 kripë

  • 1 lugë çaji 1 vanilje

  • 100 gram 100 çokollatë

  • 250 gram 250 philadelphia

  • 50 gram 50 çokollatë

  • 1 – 2 lugë gjelle 1 – 2 sheqer pluhur

Përshkrimi

  • Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me miellin, kakaon, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
  • Rreth 2 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë, çokollatën të cilën e kemi copëzuar më pare, mjaltin dhe e përziejmë vazhdimisht që të mos ngjisë.
  • Kremin e përftuar e ndajmë nëpër enët përkatëse dhe e lëm të ftohet rreth 60 minuta para se ta fusim në frigorifer ku duhet të qëndroj 10 – 12 orë në mënyrë që të arrij konsistencën e dëshiruar.
  • Ndërkohë që kremi është ftohur përgatisim pjesën e dytë të kremit ku në një enë të vogël rrahim djathin philadelphia duke shtuar pak nga pak sheqerin dhe çokollatën e shkrirë derisa të krijohet një krem i ngjeshur më një shije intensive çokollatë.
  • Kremin e përftuar e vendosim mbi kremin e ftohur duke e dekoruar sipas dëshirës, e rikthejmë në frigorifer për të pushur dhe 1 orë dhe pas kësaj e konsumojmë për të përftuar një overdozë çokollate.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*