Krem me Kakao dhe Çokollatë të Bardhë
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Easy
Servings
6
servingsPrep time
5
minutesCooking time
20
minutesIngredientët
1 litër qumësht
1 lugë gjelle miell
3 lugë gjelle niseshte
2 lugë gjelle kakao
10 lugë gjelle sheqer kaf
1 kokërr vezë
2 lugë gjelle gjalpë
1 majë luge kripë
1 lugë çaji vanilje
100 gram çokollatë e bardhë
Përshkrimi
- Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me miellin, kakaon, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, në fund vezën dhe e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
- Rreth 2 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë dhe e përziejmë vazhdimisht që të mos ngjisë.
- Kremin e përftuar e ndajmë nëpër enët përkatëse dhe e lëm të ftohet rreth 60 minuta para se ta fusim në frigorifer ku duhet të qëndroj 10 – 12 orë në mënyrë që të arrij konsistencën e dëshiruar.
- Pasi është ftohur shtojmë mbi gjithë sipërfaqen e kremit çokollatë të bardhë të shkrirë dhe e zbukurojmë sipas dëshirës.





Embelsire e lehte e thjeshte dhe e shijshme. Ju lumshin duart 👏
Te falenderoj shume e dashur Stonila <3