Embelsira, Krem

Krem me Kakao dhe Çokollatë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 litër qumësht
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle niseshte
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 10 lugë gjelle sheqer kaf
  • 2 luge gjele gjalpë
  • 2 luge gjelle mjaltë
  • 1 majë luge kripë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 100 gram çokollatë

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me miellin, kakaon, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.

Rreth 2 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë, çokollatën të cilën e kemi copëzuar më pare, mjaltin dhe e përziejmë vazhdimisht që të mos ngjisë.

Kremin e përftuar e ndajmë nëpër enët përkatëse dhe e lëm të ftohet rreth 60 minuta para se ta fusim në frigorifer ku duhet të qëndroj 10 – 12 orë në mënyrë që të arrij konsistencën e dëshiruar.

Pas kësaj e dekorojmë sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*