Krem me Kakao dhe Luleshtrydhe
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Easy
Servings
8
servingsPrep time
10
minutesCooking time
20
minutesIngredientët
5 filxhan qumësht
4 lugë gjelle niseshte
4 lugë gjelle kakao
½ filxhan sheqer kane
2 të kuq veze
2 lugë gjele gjalpë
1 majë luge kripë
1 lugë çaji vanilje
80 gram çokollatë
Përshkrimi
- Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me kakaon, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, dhe kur të gjithë ingredientët të jenë miksuar me së miri shtojmë të kuqin e vezëve.
- Enën e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
- Rreth 2 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë, çokollatën të cilën e kemi copëzuar më parë dhe e përziejmë vazhdimisht që të mos ngjisë.
- Kremin e përftuar e ndajmë nëpër enët përkatëse dhe e lëm të ftohet rreth 60 minuta para se ta fusim në frigorifer ku duhet të qëndroj 10 – 12 orë në mënyrë që të arrij konsistencën e dëshiruar.
- Pas kësaj e kthejmë me kujdes mbi një pjatë dhe e dekorojmë sipas dëshirës.




