Embelsira, Krem

Krem me Kakao dhe Stika

0 comments

Ingredientët:

  • 1 litër qumësht
  • 150 gram sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 3 lugë gjelle niseshte
  • 3 lugë gjelle kakao
  • 125 gram çokollatë
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 100 gram stika të grira

Përshkrimi:

Në një enë të thelle shkrijmë gjalpin tek I cili shtojmë sheqerin e kanës, niseshtenë, kakaon, vezën dhe kripën, e përziejmë derisa të përftohet një masë e njëjtë tek e cila më pas shtojmë pak nga pak qumështin duke mos e ndalur përzierjen.

Masën e përftuar e vendosim të ziej në temperaturë mesatarisht të lartë duke e përzier pa pushim derisa të marrë valë.

Pasi ka marrë valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej për 15 minuta ( e kuptojmë që është gati kur fillon të formoj një si ajkë në sipërfaqe) pas së cilave e heqim nga zjarri dhe shtojmë në të gjalpin, vaniljen dhe çokollatën e copëzuar.

E përziejmë mirë derisa gjalpi dhe çokollata të kenë shkrirë plotësisht dhe pak kësaj pa humbur kohë e ndajmë në enët ku do ta servirim.

E lëm të pushoj derisa të mpikset dhe të trashet pak dhe pas kësaj e dekorojmë sipas dëshirës (në rastin tim me stika të grira dhe biskota integrale)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*