Embelsira, Krem

Krem me Kakao, Vanilje dhe Lajthi

0 comments

Ingredientët:

  • Për shtresën me vanilje:
  • 500 ml qumësht
  • ½ filxhan sheqer i bardhë
  • 1 kokërr vezë
  • 3 lugë gjelle niseshte
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji vanilje  
  • Për shtresën me kakao:
  • 500 ml qumësht
  • ½ filxhan sheqer kane
  • 1 kokërr vezë
  • 1 ½ lugë gjelle niseshte
  • 1 ½ lugë gjelle kakao
  • 1 lugë gjelle gjalpë                                                        

Përshkrimi:

Në një enë mesatarisht të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën dhe pas kësaj masës i shtojmë niseshtenë, vazhdojmë e përziejmë derisa të miksohen mirë të gjitha për të shtuar në fund pak nga pak qumështin.

Ndërkohë që shtojmë qumështin e përziejmë pa u ndalur në mënyrë që mos të formoji kokrra se do të jetë e vështirë të shpërbëhen më pas.

Pas kësaj e vendosim të marre valë duke mos e ndalur përzierjen dhe pasi ka marre valë shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë dhe një lugë çaji vanilje.

Masën e përftuar e hedhim nëpër enët ku do ta servirim ndërkohë që përgatisim pjesën e dytë, atë me çokollatë.

E njëjta procedurë ndiqet edhe për kremin me çokollatë ku në një enë mesatarisht të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën dhe pas kësaj masës i shtojmë niseshtenë dhe kakaon, vazhdojmë e përziejmë derisa të miksohen mirë të gjitha për të shtuar në fund pak nga pak qumështin.

E përziejmë vazhdimisht dhe pas kësaj e vendosim të marre valë duke mos e ndalur përzierjen.

Në fund shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë dhe masën e përftuar e derdhim mbi masën e mëparshme me vanilje.

Pas kësaj kupat me krem i lëm të pushojnë dhe pasi kanë arritur temperaturën e ambientin i fusim në frigorifer për ti konsumuar të ftohta.

Para se ti konsumojmë i zbukurojmë me një shtresë lajthish të bëra pluhur dhe gjithçka tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*