Ingredientët:
- 1 litër qumësht
- 3 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle niseshte
- ½ filxhan sheqer
- 1 kokërr vezë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- 1 majë luge çaji kripë
- 1 pako biskota me kakao
- 1 çokollatë Lindt sipas dëshirës
Përshkrimi:
Në një grirës elektrik grijmë biskotat me kakao derisa të përftojmë një masë shumë të hollë të bërë miell të cilën e lëmë mënjanë.
Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
Rreth 2 minuta para se ta heqim shtojmë gjalpin dhe e përziejmë që të tretet plotësisht.
(kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë).
Masën e përftuar e hedhim në një enë tjetër dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e kremit me një qese kuzhine në mënyrë që mos të krijojë një cipë në sipërfaqe.
Pasi kremi është ftohur e fusim në frigorifer për minimum 6 orë (por ideale do ishte të qëndronte gjithë natën)
Pasi e nxjerrim nga frigoriferi e rrahim me ndihmën e një rrahëse elektrike rreth 5 minuta
derisa të formohet një masë kremoze.
Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë dhe me delikate procesi i mbushjes së enëve.
Në fund të çdo ene bëjmë një shtresë të hollë me biskotat dhe i ngjeshim me kujdes, mbi to shtojmë kremin duke krijuar një shtresë të dytë, mbi të cilën vendosim përsëri një shtresë me biskota dhe e mbyllim me një shtresë me krem.
Në fund e dekorojmë me çokollatë të grirë dhe një copë Lindt (sigurisht kombinimi është opsional dhe mund të bëhet sipas dëshirës)
E lëm të pushoj në frigorifer për minimum 6 orë para se ta konsumojmë.




