Embelsira, Krem

Krem me Vanilje dhe Copëza Çokollate

0 comments

Krem me Vanilje dhe Copëza Çokollate

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

8

servings
Prep time

5

minutes
Cooking time

20

minutes

Ingredientët

  • 1 litër 1 qumësht

  • 3 lugë gjelle 3 miell

  • 2 lugë gjelle 2 niseshte

  • 1 filxhan 1 sheqer

  • 1 kokërr 1 vezë

  • 2 lugë gjelle 2 gjalpë

  • 1 lugë çaji 1 ekstrakt vanilje

  • 1 majë luge 1 çaji kripë

  • 500 gram 500 Maskarpone

  • 1 pako 1 biskota sipas dëshirës

  • 200 gram 200 arra të grira imët

  • Vezë Çokollate

Përshkrimi

  • Në një grirës elektrik grijmë biskotat me arrat derisa të përftojmë një masë shumë të hollë të bërë miell të cilën e lëmë mënjanë.
  • Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
  • Rreth 2 minuta para se ta heqim shtojmë gjalpin dhe e përziejmë që të tretet plotësisht. (kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë)
  • Masën e përftuar e hedhim në një enë tjetër dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e kremit me një qese kuzhine në mënyrë që mos të krijojë një cipë në sipërfaqe.
  • Pasi kremi është ftohur e fusim në frigorifer për minimum 6 orë (por ideale do ishte të qëndronte gjithë natën).
  • Pasi e nxjerrim nga frigoriferi e rrahim me ndihmën e një rrahëse elektrike rreth 5 minuta derisa të formohet një masë kremoze tek e cila shtojmë maskarponen dhe vazhdojmë e rrahim derisa të formohet një krem i plotë.
  • Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë dhe me delikate procesi i mbushjes së enëve.
  • Në fund të enëve shtojmë miellin e biskotave me arra duke e ngjeshur me kujdes dhe mbi të shtojmë kremin me vanilje.
  • E mbyllim duke shpërndarë në të gjithë sipërfaqen copëza dhe një vezë të vogël çokollate
  • Pas kësaj e lëm të pushoj në frigorifer për minimum 6 orë para se ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*