Ingredientët:
- Për kremin me vanilje:
- 1 litër e 200 gram qumësht
- 3 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle niseshte
- 1 filxhan sheqer
- 1 kokërr vezë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- 1 majë luge çaji kripë
- Për Kremin me mjedra:
- 300 – 500 gram mjedra
- 5 lugë gjelle sheqer
- ½ filxhan uji
- 1 ½ lugë çaji niseshte
- 1 pako biskota me kakao sipas dëshirës
- 100 gram arra të grira imët
Përshkrimi:
Në një grirës elektrik grijmë biskotat bashkë me arrat derisa të përftojmë një masë shumë të hollë të bërë miell të cilën e lëmë mënjanë.
Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
Rreth 2 minuta para se ta heqim shtojmë gjalpin dhe e përziejmë që të tretet plotësisht.
(kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë).
Masën e përftuar e hedhim në një enë tjetër dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e kremit me një qese kuzhine në mënyrë që mos të krijojë një cipë në sipërfaqe.
Pasi kremi është ftohur e fusim në frigorifer për minimum 6 orë (por ideale do ishte të qëndronte gjithë natën)
Pas kësaj kohe fillojmë përgatitjet e kremit me mjedra ku në një enë të vogël hedhim mjedrat të cilat i kemi pastruar më parë, mbi to shtojmë sheqerin dhe ujin, i përziejmë dhe enën e vendosim të marre valë.
Pasi ka marre valë e përziejmë vazhdimisht derisa të reduktohet masa fillestare dhe të përftohet një lëng pak kremoz (nëse e shikojmë që është shumë e holle shtojmë 1 lugë çaji niseshte të tretur ne ¼ filxhan ujë dhe e përziejmë pa pushim derisa të trashet dhe të arrije densitetin e dëshiruar).
Në gotat ku do ta servirim hedhim 2 lugë gjelle nga biskotat e grira dhe i ngjeshim me kujdes në fund të enës duke krijuar një shtresë të hollë mbi të cilën shpërndajmë në mënyrë të barabartë kremin e mjedrave.
Ndërkohe mënjanë rrahim me ndihmën e një rrahëse elektrike rreth 5 minuta kremin me
vanilje derisa të formohet një masë kremoze.
Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë dhe me delikate procesi i mbushjes së enëve dhe fillojmë bejmë një shtresë mbi kremin me mjedra.
Pas kësaj e mbulojmë sipërfaqen përsëri me biskota dhe arra të grira dhe e zbukurojmë me një me fruta (sigurisht kombinimi është opsional dhe mund të bëhet sipas dëshirës)
E lëm të pushoj në frigorifer për minimum 6 orë para se ta konsumojmë.




