Embelsira, Krem

Krem me Vanilje dhe Salcë Luleshtrydhesh

0 comments

Ingredientët:

  • Për kremin me vanilje:
  • 1 litër qumësht
  • 3 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle niseshte
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 majë luge çaji kripë
  • Për Kremin me Luleshtrydhe:
  • 300 – 500 gram luleshtrydhe
  • 5 lugë gjelle sheqer kane
  • ½ filxhan uji
  • 1 ½ lugë çaji niseshte
  • 1 pako biskota me kakao sipas dëshirës
  • 200 gram arra të grira imët

Përshkrimi:

Në një grirës elektrik grijmë biskotat me kakao derisa të përftojmë një masë  shumë të hollë të bërë miell të cilën e lëmë mënjanë.

Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.

Rreth 2 minuta para se ta heqim shtojmë gjalpin dhe e përziejmë që të tretet plotësisht.

(kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë).

Masën e përftuar e hedhim në një enë tjetër dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e kremit me një qese kuzhine në mënyrë që mos të krijojë një cipë në sipërfaqe.

Pasi kremi është ftohur e fusim në frigorifer për minimum 6 orë (por ideale do ishte të qëndronte gjithë natën)

Pas kësaj kohe fillojmë përgatitjet e kremit me luleshtrydhe ku në një enë të vogël hedhim luleshtrydhet e prera në copa mesatare të cilat I kemi pastruar më parë, mbi to shtojmë sheqerin dhe ujin, I përziejmë dhe enën e vendosim të marre valë.

Pasi ka marre valë e përziejmë vazhdimisht derisa të reduktohet masa fillestare dhe të përftohet një lëng pak kremoz.

Masën e përftuar e grijmë me ndihmën e një blender derisa të arrijmë një masë kremoze të dendur (nëse e shikojmë që është shumë e holle shtojmë 1 lugë çaji niseshte të tretur ne ¼ filxhan ujë dhe e përziejmë pa pushim derisa të trashet dhe të arrije densitetin e dëshiruar).

Kremin e luleshtrydhes e ndajmë në mënyrë të barabartë në enët ku do ta servirim dhe mbi të shtojmë një shtresë të holle nga mielli I biskotave dhe arra të grira imët.

Ndërkohe mënjanë rrahim me ndihmën e një rrahëse elektrike rreth 5 minuta kremin me

vanilje derisa të formohet një masë kremoze.

Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë dhe me delikate procesi i mbushjes së enëve dhe fillojmë bëjmë një shtresë mbi kremin me luleshtrydhe dhe sipërfaqen me biskota.

Pas kësaj e mbulojmë sipërfaqen përsëri me biskota dhe arra të grira dhe e zbukurojmë me një luleshtrydhe (sigurisht kombinimi është opsional dhe mund të bëhet sipas dëshirës)

E lëm të pushoj në frigorifer për minimum 6 orë para se ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*