Embelsira, Krem

Krem me Vanilje dhe Salcë me Boronica

0 comments

Ingredientët:

  • Për Kremin me Vanilje:
  • 1 litër e 200 gram qumësht
  • 3 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle niseshte
  • ½ filxhan sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 majë luge çaji kripë
  • Për Kremin me Boronica:
  • 500 gram boronica
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • ½ filxhan uji
  • 1 ½ lugë çaji niseshte
  • 1 pako biskota sipas dëshirës
  • 100 gram arra të grira imët

Përshkrimi:

Në një grirës elektrik grijmë biskotat bashkë me arrat derisa të përftojmë një masë  shumë të hollë të bërë miell të cilën e lëmë mënjanë.

Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.

Rreth 2 minuta para se ta heqim shtojmë gjalpin dhe e përziejmë që të tretet plotësisht.

(kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë).

Masën e përftuar e hedhim në një enë tjetër dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e kremit me një qese kuzhine në mënyrë që mos të krijojë një cipë në sipërfaqe.

Pasi kremi është ftohur e fusim në frigorifer për minimum 6 orë (por ideale do ishte të qëndronte gjithë natën)

Pas kësaj kohe fillojmë përgatitjet e kremit me boronica ku në një enë të vogël hedhim boronicat të cilat i kemi pastruar më parë, mbi to shtojmë sheqerin dhe ujin, i përziejmë dhe enën e vendosim të marre valë.

Pasi ka marre valë e përziejmë vazhdimisht derisa të reduktohet masa fillestare dhe të përftohet një lëng pak kremoz (nëse e shikojmë që është shumë e holle shtojmë 1 lugë çaji niseshte të tretur ne ¼ filxhan ujë dhe e përziejmë pa pushim derisa të trashet dhe të arrije densitetin e dëshiruar).

Në gotat ku do ta servirim hedhim 2 lugë gjelle nga biskotat e grira bashkë me arrat dhe i ngjeshim me kujdes në fund të enës duke krijuar një shtresë të hollë mbi të cilën shpërndajmë në mënyrë të barabartë kremin e boronicave.

Ndërkohe mënjanë rrahim me ndihmën e një rrahëse elektrike rreth 5 minuta kremin me

vanilje derisa të formohet një masë kremoze.

Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë dhe me delikate procesi i mbushjes së enëve dhe fillojmë bëjmë një shtresë mbi kremin me boronica.

Pas kësaj e zbukurojmë sipërfaqen me luleshtrydhe ose boronica (sigurisht kombinimi është opsional dhe mund të bëhet sipas dëshirës)

E lëm të pushoj në frigorifer për minimum 6 orë para se ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*