Ingredientët:
- Për kremin me vanilje:
- 1 litër qumësht
- 3 lugë gjelle miell
- 3 lugë gjelle niseshte
- ¾ filxhan sheqer
- 1 kokërr vezë
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- 1 majë luge çaji kripë
- Për Kremin me Pjeshkë:
- 500 gram pjeshkë
- 5 lugë gjelle sheqer kane
- ½ filxhan uji
- 1 ½ lugë çaji niseshte
- 1 pako biskota me kakao sipas dëshirës
- 200 gram arra të grira imët
Përshkrimi:
Në një grirës elektrik grijmë biskotat me çokollatë derisa të përftojmë një masë shumë të hollë të bërë miell të cilën e lëmë mënjanë.
Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
Rreth 2 minuta para se ta heqim shtojmë gjalpin dhe e përziejmë që të tretet plotësisht.
(kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë).
Masën e përftuar e hedhim në një enë tjetër dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e kremit me një qese kuzhine në mënyrë që mos të krijojë një cipë në sipërfaqe.
Pasi kremi është ftohur e fusim në frigorifer për minimum 6 orë (por ideale do ishte të qëndronte gjithë natën)
Pas kësaj kohe fillojmë përgatitjet e kremit me pjeshke ku në një enë të vogël hedhim pjeshkët e prera në copa mesatare të cilat i kemi pastruar dhe qëruar më parë, mbi to shtojmë sheqerin dhe ujin, I përziejmë dhe enën e vendosim të marre valë.
Pasi ka marre valë e përziejmë vazhdimisht derisa të reduktohet masa fillestare dhe të përftohet një lëng pak kremoz.
Masën e përftuar e grijmë me ndihmën e një blender derisa të arrijmë një masë kremoze të dendur (nëse e shikojmë që është shumë e holle shtojmë 1 lugë çaji niseshte të tretur ne ¼ filxhan ujë dhe e përziejmë pa pushim derisa të trashet dhe të arrije densitetin e dëshiruar).
Kremin e pjeshkëve e ndajmë në mënyrë të barabartë në enët ku do ta servirim dhe mbi të shtojmë një shtresë të holle nga mielli I biskotave dhe arra të grira imët.
Ndërkohe mënjanë rrahim me ndihmën e një rrahëse elektrike rreth 5 minuta kremin me
vanilje derisa të formohet një masë kremoze.
Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë dhe me delikate procesi i mbushjes së enëve dhe fillojmë bëjmë një shtresë mbi kremin me pjeshka dhe sipërfaqen me biskota.
Pas kësaj e zbukurojmë sipërfaqen e kremit me vanilje me pjeshka të prera në feta dhe arra sipas dëshirës.
E lëm të pushoj në frigorifer për minimum 6 orë para se ta konsumojmë.




