Embelsira, Krem

Krem me Vanilje dhe Veze me Çokollatë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 litër e 200 gram qumësht
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle niseshte
  • ½ filxhan sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 pako biskota sipas dëshirës
  • 50 gram arra të grira
  • 8 vezë çokollate të vogla
  • Grimca çokollate me ngjyra

Përshkrimi:

Në një grirës elektrik grijmë biskotat bashkë me arrat derisa të përftojmë një masë  shumë të hollë të bërë miell të cilën e lëmë mënjanë.

Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.

Para se ta heqim shtojmë gjalpin dhe e përziejmë që të tretet plotësisht.

(kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë).

Ndërkohë mënjanë (nëse keni dikë që mund t’ju ndihmoj në të kundërt këtë procedurë bëjeni parasë të filloni përgatitjen e kremit) në fund të çdo ene bëjmë një shtresë të hollë me biskotat e grira më parë dhe i ngjeshim me kujdes, mbi to shtojmë kremin me vanilje dukë bër kujdes që mos të bëjmë pis enën.

Pas kësaj e lëm të ftohet plotësisht dhe e fusim të pushoj në frigorifer për minimumi 6 orë pas së cilave e dekorojmë sipas dëshirës dhe e servirim si një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe super e shijshme këto pashkë.  

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*