Embelsira, Krem

Krem Miks me Vanilje dhe Kakao

0 comments

Ingredientët:

  • Për Kremin me Vanilje:
  • 600 ml qumësht
  • 1 ½ lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • ¼ filxhan sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 majë luge çaji kripë
  • Për Kremin me Kakao:
  • 600 ml qumësht
  • ½ lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle kakao
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • ¼ filxhan sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 pako biskota me kakao
  • 100 gram arra të grira imët

Përshkrimi:

Në një grirës elektrik grijmë biskotat bashkë me arrat derisa të përftojmë një masë  shumë të hollë të bërë miell të cilën e lëmë mënjanë.

Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.

Rreth 2 minuta para se ta heqim shtojmë gjalpin dhe e përziejmë që të tretet plotësisht.

(kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë).

Masën e përftuar e hedhim në një enë tjetër dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e kremit me një qese kuzhine në mënyrë që mos të krijojë një cipë në sipërfaqe.

Të njëjtën procedurë ndjekim dhe për kremin me kakao ku në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kakaon e kripën dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.

E ruajmë në të njëjtën mënyrë si kremin me vanilje.

Pasi kremi është ftohur e fusim në frigorifer për minimum 6 orë (por ideale do ishte të qëndronte gjithë natën)

Në gotat ku do ta servirim hedhim 2 lugë gjelle nga biskotat e grira bashkë me arrat dhe i ngjeshim me kujdes në fund të enës duke krijuar një shtresë të hollë mbi të cilën shpërndajmë në mënyrë të barabartë kremin me vanilje të cilin e kemi rrahim me ndihmën e një rrahëse elektrike rreth 5 minuta derisa të formohet një masë kremoze. (të njëjtën gjë bëjmë edhe për kremin me kakao)

Të dy kremrat i hedhim në qese kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë dhe me delikate procesi i mbushjes së enëve dhe fillojmë bëjmë një shtresë kremi me vanilje dhe një shtresë kremi me kakao.

Në fund e zbukurojmë sipërfaqen me biskotat e grira me arra për ti dhënë një shije më të veçantë dhe më intense.

E lëm të pushoj në frigorifer për minimum 6 orë para se ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*