Kremi i Dashurisë
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Easy
Servings
6
servingsPrep time
30
minutesCooking time
20
minutesIngredientët
5 filxhan qumësht
4 lugë gjelle niseshte
1 bustinë kakao për çokollatë
10 lugë gjelle sheqer arre kokosi
3 të kuq veze
2 luge gjele gjalpë
1 majë luge kripë
60 gram çokollatë
1 lugë gjelle mjaltë
Përshkrimi
- Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me kakaon, niseshtenë, kripën dhe shtojmë pak nga pak qumështin, dhe kur të gjithë ingredientët të jenë miksuar me së miri shtojmë të kuqin e vezëve.
- Enën e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
- Rreth 2 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë, çokollatën të cilën e kemi copëzuar më parë dhe mjaltin, e përziejmë vazhdimisht që të mos ngjisë.
- Kremin e përftuar e ndajmë nëpër enët ku do ta servirim dhe e lëm të ftohet rreth 60 minuta para se ta fusim në frigorifer ku duhet të qëndroj 10 – 12 orë në mënyrë që të arrij konsistencën e dëshiruar.
- Pas kësaj e kthejmë me kujdes mbi një pjatë dhe e dekorojmë sipas dëshirës.




