Antipasta

Kunguj të Skuqur me Kos

0 comments

Ingredientët:

  • 2 kunguj jeshil
  • 500 gram kos grek                                               
  • Vaj ulliri + kripë
  • 4 thelbi hudhra
  • 1 tufë kopër e freskët

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë kungujt duke i shpëlare mirë por nuk ja heqim lëkurën, i presim në mesatare (jo shumë të holla sepse thahen gjatë skuqjes)

I skuqim me vaj dhe i vendosim mbi një letër kuzhine pasi i skuqim në mënyrë që letra të thith vajin e tepërt.

Mënjanë përziejmë mirë kosin me vaj ulliri, kripë, hudhrat e grira dhe koperinë e grirë imët. E shpërndajmë në enën ku do ta servirim dhe në të vendosim fetat e skuqura të kungullit duke përftuar një pjatë dytësore plot shije dhe freski në këto ditë të nxehta vere.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*