Embelsira, Gurabije

Melomakarona me Çokollatë (Gurabije Greke)

0 comments

Ingredientët:

  • Për Gurabijet:
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 1 filxhan vaj luledielli
  • 4 filxhan miell me pluhur pjekës
  • 3 ½ filxhan miell i zakonçëm
  • 1 filxhan sheqer
  • ½ filxhan konjak
  • ½ filxhan lëng portokalli
  • lëkura e një portokalli
  • 1 majë luge kanellë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës        
  • 1 luge çaji sodë buke
  • 1 majë luge kripë
  • Për Sherbetin:
  • 2 filxhan mjaltë
  • 2 filxhan sheqer
  • 2 filxhan ujë
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 2 shirita lëkure portokalli
  • 200 gram çokollate e zezë
  • 1 lugë gjelle gjalpë arre kokosi
  • arra të grira me kanellë

Përshkrimi:

Në fillim përgatisim sherbetin ku në një enë të thelle ziejmë mjaltin me ujin, sheqerin, lëngun e limonit dhe lëkurën e portokallit dhe pas kësaj e lëm të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur më vonë.

Në një enë të thelle (ose në një mikser elektrik) përziejmë mire vajin e ullirit, vajin e lulediellit, sheqerin, konjakun, lëngun dhe lëkurën e portokallit, dhe pas kësaj shtojmë pak nga pak dy llojet e miellrave të cilën i kemi përzier më parë me kanellën, pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën.

E punojmë derisa të përftojmë një masë brumi gurabijesh i cili nuk ngjit më në anët e enës.

Me brumin e përftuar formojmë disa topa me madhësi mesatare, të cilat i rrotullojmë në drejtime të ndryshme midis pëllëmbëve të duarve derisa të përftojmë një masë siç është e treguar në foto**

Masat e formuara i vendosim në një tepsi furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 16 – 20 minuta.

Pasi i nxjerrim nga furra i fusim menjëherë tek sherbeti që përgatitëm në fillim, i lëm 1 – 2 minuta dhe i nxjerrim me kujdes me ndihmën e një kullesë të vogël.

Pas kësaj i lëm të ftohen plotësisht dhe kur të jenë ftohur me ndihmën e një piruni i fusim dhe i nxjerrim nga çokollata që kemi shkrirë më parë me gjalpin e arrës së kokosit.

Pasi i vendosim në pjatancën e tyre i spërkasim në sipërfaqe me arra të grira të cilat i kemi përzier më parë me kanellë dhe i japim kohë çokollatës të shkrijë plotësisht parasë ti konsumojmë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*