Ingredientët:
- Për Gurabijet:
- 400 ml lëng portokalli
- 380 ml vaj luledielli
- 200 ml vaj ulliri
- 150 gram sheqer
- 500 gram miell me pluhur pjekës
- 500 gram miell i zakonçëm
- 200 gram bullgurë si miell
- 2 lugë çaji plot me kanellë
- ½ lugë çaji sodë buke
- ½ lugë çaji karafil pluhur
- ¼ lugë çaji arrë moskati
- ½ lugë çaji kripë
- 2 lugë çaji lekurë portokalli
- Për Sherbetin:
- 2 filxhan mjaltë
- 2 filxhan sheqer
- 2 filxhan ujë
- 1 lugë çaji lëng limoni
- ½ portokall i prerë
- 4 – 5 karafila të thatë
- 2 – 3 shkopinj kanellë
- arra të grira me kanellë
Përshkrimi:
Në fillim përgatisim shërbetin ku në një enë të thelle ziejmë mjaltin me ujin, sheqerin, lëngun e limonit dhe gjysmën e portokallit, shkopinjtë e kanellës, karafilat dhe pas kësaj e lëm të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur më vonë.
Në një enë të thelle (ose në një mikser elektrik) përziejmë mire vajin e ullirit, vajin e lulediellit, sheqerin, lëngun dhe lëkurën e portokallit, dhe pas kësaj shtojmë pak nga pak 2 llojet e miellrave të cilat i kemi përzier më parë me kanellën, pluhurin pjekës, sodën e bukës, karafilin pluhur, arrën e moskatit dhe kripën.
E punojmë derisa të përftojmë një masë brumi gurabijesh i cili nuk ngjit më në anët e enës.
Me brumin e përftuar formojmë disa topa me madhësi mesatare, të cilat i rrotullojmë në drejtime të ndryshme midis pëllëmbëve të duarve derisa të përftojmë një masë siç është e treguar në foto**
Masat e formuara i vendosim në një tepsi furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine, me ndihmën e një thike i bëjmë disa shirita për dekor në sipërfaqe dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 16 – 20 minuta.
Pasi i nxjerrim nga furra i fusim menjëherë tek sherbeti që përgatitëm në fillim, i lëm 1 – 2 minuta dhe i nxjerrim me kujdes me ndihmën e një kullese të vogël.
Pasi i vendosim në pjatancën e tyre i spërkasim në sipërfaqe me arra të grira të cilat i kemi përzier më parë me kanellë dhe mjaltë.





Melomakaronat qe ben ti jane shume shume te mira dhe kete e them se i kam provuar. Faleminderit qe e ndave receten!
Te falenderoj shume e dashur Eva, shume perqafime per ju <3