Ingredientët:
- 1 filxhan qumësht
- 1 lugë gjelle maja e thatë
- ½ filxhan vaj luledielli
- 1 lugë gjelle sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 1 kokërr vezë
- 3 – 4 filxhan miell
- 100 gram djathë i bardhë
- 20 domate qershi
- 2 – 3 speca jeshil
- Rigon + Susam + Kripee
Përshkrimi:
Në një enë mesatare ngrohim pak qumështin tek i cili kemi shtuar vajin e lulediellit dhe pasi është ngrohur (jo nxehur) shtojmë sheqerin, kripën dhe majanë e thatë, e përziejmë dhe e lëm të pushoj për disa minuta derisa majaja të shpërbëhet dhe të filloj të bëj punën e saj.
Pas kësaj në masën e formuar shtojmë vezën dhe miellin dhe fillojmë e punojmë derisa të përftojmë një brumë të qëndrueshëm me dendësi mesatare.
Brumin e formuar e mbulojmë me një pecetë dhe e vendosim në një ambient të ngrohtë për 30 minuta derisa të dyfishoj masën e tij fillestare.
Pas kësaj e punojmë shumë pak brumin dhe e ndajmë në copëza të vogla më të cilat do të formojmë pizzat (mua zakonisht për këtë masë më dalin 20 panine, por kjo varet nga madhësia e dëshiruar)
Për te qenë më e lehte sugjeroj të ndahen paraprakisht para se të fillojmë mbushjen.
Pasi I kemi ndarë marrim masën e parë e hapim gjithandej mesin duke e shtypur me gishtërinj dhe duke formuar një bordurë rreth e rrotull.
Pas kësaj në mes të secilës vendosim 1 domate të vogël të prerë në dy pjesë, 2 copëza të vogla speci dhe një copëz djathë.
Mini pizzat i vendosim në një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine.
E lyejmë anët me pak vaj me ndihmën e një furçë kuzhine dhe e spërkasim sipërfaqen me pak rigon, kripë dhe susam.
Në fund i mbulojmë me një pecetë dhe i vendosim përsëri në një vend të ngrohtë për të dyfishuar masën e tyre (i lëm përsëri të pushojnë rreth 30 minuta)
Pas kësaj I pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa I prekur. Kur të jenë ftohur pak I heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
Ideale do ishte të konsumoheshin të ngrohta.




