Mish Viçi, Pjata Kryesore

Mish Viçi me Fiq të Thatë

0 comments

Ingredientët:

  • 1.5 kg mish vici
  • 1 kokërr qepë e madhe
  • ¼ lugë çaji shafran
  • ½ lugë çaji kumin
  • ½ lugë çaji xhinxher pluhur
  • ½ lugë çaji rigon
  • 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • 1 lugë çaji mjaltë me kanellë
  • 1 filxhan kafe verë e kuqe
  • 1 – 2 lugë çaji niseshte
  • 10 fiq të thatë me tul
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 gjethe dafine

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë mishin e vicit, e kullojmë dhe e presim në copa mesatarisht të vogla, e përziejmë mirë me erëzat e mësipërme (kripë, shafran, kumin, xhinxher, spec i kuq i ëmbël, rigon dhe kripë) dhe lëm mënjanë.

Në një enë të thellë skuqim më pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepën të cilën e kemi grirë shumë holle me rende derisa të skuqet dhe të thahet pak lëngu që lëshon qepa.

E kthejmë tek qepa mishin të cilin e kemi përzier me erëzat dhe e skuqim pak nga të gjitha anët.

Kur mishi të jetë skuqur disi shtojmë një lugë çaji mjaltë me kanellë, e përziejmë mirë dhe në fund e shuajmë me verë, presim sa vera të avulloji dhe shtojmë pak ujë (uji duhet të mbulojë treçerekun e mishit), dhe gjethet e dafinës.

Pas kësaj e lëm të marrë valë dhe pasi ka marrë valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej për 60 minuta me temperaturë mesatarisht të ulët (2 – 3) derisa mishi të gatuhet plotësisht.

Kur mishi është gati e heqim dhe e lëm mënjanë dhe nëse lëngu është shumë i holle shtojmë në të 1 – 2 lugë çaji niseshte të tretur në gjysmë filxhani kafe uji duke e përzier vazhdimisht pa pushim derisa të arrijmë trashësinë e dëshiruar.

Pas kësaj e kthejmë mishin tek lëngu, shtojmë nëpër të fiqtë e thatë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 15 – 20 minuta derisa mishi të marrë një ngjyrë të kuqërremtë dhe fiqtë të lëshojnë ëmbëlsinë e tyre.

Për një shije ideale rekomandoj të shoqërohet më bullgurë ose oriz basmati.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*