Mish Viçi, Pjata Kryesore

Mish Viçi me Hurma të Thata dhe Bajame të Pjekura

0 comments

Ingredientët:

  • 1 – 2 kg mish viçi                                                  
  • 2 qepë mesatare
  • 2 thelb hudhra
  • 10 – 15 hurma arabie të buta
  • 15 bajame të pjekura me kripë
  • 1 lugë gjelle gjalpë + vaj ulliri
  • 1 lugë çaji mjaltë me kanellë
  • ½ lugë çaji shafran
  • ½ lugë çaji kumin
  • ½ lugë çaji xhinxher pluhur
  • ½ lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • ½ lugë çaji rigon
  • ½ lugë çaji kripë
  • 1 filxhan kafe verë e bardhë

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë mishin e vicit, e kullojmë dhe e presim në copa mesatarisht të vogla, e përziejmë mirë me erëzat e mësipërme (shafran, kumin, xhinxher, spec i kuq i ëmbël, rigon dhe kripë), dhe pas kësaj e skuqim në një enë ku kemi shkrirë më parë gjalpin dhe vajin duke e kthyer nga të gjitha anët.

Kur mishi të jetë skuqur disi shtojmë një lugë çaji mjaltë me kanellë, e përziejmë mirë dhe në fund e shuajmë me verë, presim sa vera të avulloji dhe pas kësaj e heqim dhe e lëm mënjanë.

Tek gjalpi që kemi skuqur mishin hedhim qepën e grirë hollë bashkë me hudhrat e grira, i përziejmë derisa qepa të zbutet dhe në fund e rikthejmë mishin tek ena, e përziejmë me kujdes dhe shtojmë ujë (uji duhet të mbulojë treçerekun e mishit).

Pas kësaj e lëm të marrë valë dhe pasi ka marrë valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej për 60 minuta me temperaturë mesatarisht të ulët (2 – 3) derisa mishi të gatuhet plotësisht.

Kur mishi është gati e heqim dhe e lëm mënjanë dhe nëse lëngu është shumë i holle shtojmë në të 1 – 2 lugë çaji niseshte të tretur në gjysmë filxhani kafe uji duke e përzier vazhdimisht pa pushim derisa të arrijmë trashësinë e dëshiruar.

Pas kësaj e kthejmë mishin tek lëngu, shtojmë nëpër të hurmat e thata dhe bajamet e pjekura dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 15 – 20 minuta derisa mishi të marrë një ngjyrë të kuqërremtë dhe hurmat të jenë fryrë..

Për një shije ideale rekomandoj të shoqërohet më bullgurë ose oriz basmati.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*