Ingredientët:
- 1 filxhan oriz
- 1.5 litra qumësht
- 1 – 1.5 filxhan sheqer
- 1 filxhan arrë kokosi e grirë
- 2 lugë gjelle gjalpë
Përshkrimi:
Në një enë të thelle ziejmë orizin me një litër ujë dhe kur shikojmë që ujë ka filluar të shterrojë vazhdojmë i hedhim akoma derisa orizi të fryhet dhe të shpërthejë.
Kur orizi është gatuar e lëm të ftohet pak para se të shtojmë qumështin dhe sheqerin, dhe kur është gati i përziejmë të gjitha vazhdimisht që mos të ngjis në fundin e enës derisa të marrë valë dhe të filloj të trashet (nëse do i hedhim arrë kokosi atëherë na mjafton 1 filxhan sheqer, nëse do ta bëjmë pa arrë kokosi atëherë duhet të shtojmë 1.5 – 2 filxhan sheqer)
Në momentin që merr vale shtojmë arrën e grirë të kokosit dhe vazhdojmë e trazojmë derisa të formojë një shtresë ajke në sipërfaqe




