Brumra, Embelsira

Pancake me Kos dhe Qumësht

0 comments

Ingredientët:

  • 2 filxhan miell
  • ½ filxhan sheqer
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • ½ lugë çaji kripë
  • 1 filxhan kos
  • ½ filxhan qumësht
  • ½ filxhan gjalpë
  • 2 lugë çaji vanilje (opsionale)
  • 3 kokrra vezë të vogla
  • Për Dekorimin:
  • Fruta pylli
  • Mjaltë ose Maple Shurup
  • Arra ose Lajthi të grira

Përshkrimi:

Në një enë të thelë përziejmë mirë vezët me kosin (të dy këto ingredientë i kemi në temperaturë ambienti), qumështin, gjalpin e shkrirë, sheqerin dhe vaniljen.

Tek përzierja e mësipërme shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën, i përziejmë mirë derisa të përftojmë një masë brumi relativisht të holle por jo të ujshme.

Fundin e një tigani e lyejmë shumë hollë me një copë gjalpë dhe mbi të shtojmë një garuzhde nga brumi i përftuar dhe e lëm për pak minuta.

Kur fillojnë të krijohen bulëza mbi sipërfaqen e brumit atëherë është mpiksur dhe mund ta kthejmë, veprojmë kështu për disa minuta derisa të marrë një ngjyrë kafe nga të dyja anët.

Të njëjtën procedurë ndjekim për të gjithë pancake-sat dhe në fund i shërbejmë të vendosura mbi njëra tjetrën dhe të mbuluara me mjaltë, fruta sipas dëshirës dhe arra të grira.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*