Brumra, Bukë

Panine me Fara Luledjelli të Mbushura me Djathë

0 comments

Ingredientët:

  • 2 kokrra vezë
  • 1 filxhan kos
  • ½ filxhan vaj luledielli
  • 125 gram margarinë
  • 1 luge çaj kripe
  • 2 luge çaj sheqer
  • 3.5 – 4 filxhan miell
  • 1 ½ luge çaj pluhur pjekës
  • 250 gram djathë i bardhë
  • 1/2 filxhan fara luledielli
  • 1 i kuq veze

Përshkrimi:

Marrim një enë mesatare dhe miksojmë mirë vezët, kosin, vajin, margarinën, kripën dhe sheqerin (është shumë e rëndësishme që vezët, kosi dhe margarina të jenë me temperaturë ambienti).

Në një tas tjetër mënjanë përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe ketë përzierje fillojmë e shtojmë pak nga pak tek përbërësit e lëngshëm duke e punuar vazhdimisht derisa të arrijmë një masë brumi të butë që nuk ngjit më në anët e enës.

Me brumin formojmë disa topa duke i dhënë madhësinë e dëshiruar (unë zakonisht arrij të bëj 15 panine mesatarisht të vogla, por kjo varet sipas madhësisë së dëshiruar).

Për te qenë më e lehte sugjeroj të ndahen paraprakisht para se të fillojmë mbushjen.

Pasi I kemi ndarë marrim masën e parë të brumit dhe me ndihmën e gishtërinjve përpiqemi ta hapim në sipërfaqen e dorës duke formuar një petë brumi të trashë në mesin e së cilës vendosim pak djathë të bardhë (të cilin e kemi thërrmuar më parë me dorë) i mbledhim me kujdes cepat e petës duke formuar një top brumi të cilin e punojmë pak në mes të duarve.

Paninet e brumit I vendosim në një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine. Me ndihmën e një furçe kuzhine i lyejmë në sipërfaqe me te kuqin e vezës dhe i hedhim ne mënyre të bollshme fara luledielli (sipas dëshirës farat e lulediellit mund ti hedhim dhe brenda brumit).

Pas kësaj I pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa I prekur. Kur të jenë ftohur pak I heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine.

Ideale do ishte të konsumoheshin të ngrohta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*