Ingredientët:
- 3 ½ filxhan miell
- 200 gram gjalpë
- ½ filxhan kos
- ½ filxhan vaj luledielli
- ½ – 1 lugë çaji kripë
- 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës
- ¼ lugë çaji sodë buke
- 3 tufa kopër
- 250 gram djathë i bardhë
- 2 të kuq veze
Përshkrimi:
Marrim një enë mesatare dhe miksojmë mirë kosin, vajin, gjalpin dhe koperin të grirë imët (është shumë e rëndësishme që kosi dhe margarina të jenë me temperaturë ambienti)
Në një tas tjetër mënjanë përziejmë miellin me pluhurin pjekës, kripën, dhe sodën e bukës, e ketë përzierje fillojmë e shtojmë pak nga pak tek përbërësit e lëngshëm duke e punuar vazhdimisht derisa të arrijmë një masë brumi të butë që nuk ngjit më në anët e enës.
Me brumin formojmë disa topa duke i dhënë madhësinë e dëshiruar (unë zakonisht arrij të bëj 15 panine mesatarisht të vogla, por kjo varet sipas madhësisë së dëshiruar)
Për te qenë më e lehte sugjeroj të ndahen paraprakisht para se të fillojmë mbushjen.
Pasi I kemi ndarë marrim masën e parë të brumit dhe me ndihmën e gishtërinjve përpiqemi ta hapim në sipërfaqen e dorës duke formuar një petë brumi të trashë në mesin e së cilës vendosim pak djathë të bardhë (të cilin e kemi thërrmuar më parë me dorë dhe përzier me majdanoz të grirë) i mbledhim me kujdes cepat e petës duke formuar një top brumi të cilin e punojmë pak në mes të duarve.
Paninet e brumit i vendosim në një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine dhe me ndihmën e një furçë kuzhine i lyejmë të gjithë sipërfaqet e panineve me të kuqin e vezëve te cilin e kemi rrahur pak mënjanë.
Pas kësaj i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 30 – 35 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa I prekur. Kur të jenë ftohur pak i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
Ideale do ishte të konsumoheshin të ngrohta.




