Brumra, Bukë

Panine me Krem Çokollate

0 comments

Panine me Krem Çokollate

Recipe by Rozafa Course: SidesDifficulty: Medium
Servings

8

servings
Prep time

1

hour 
Cooking time

35

minutes

Ingredientët

  • 1 filxhan 1 qumësht

  • 1 kallëp 1 maja

  • ½ filxhan ½ vaj luledielli

  • 2 lugë gjelle 2 sheqer

  • 1 lugë çaji 1 kripë

  • 1 kokërr 1 vezë

  • 3 – 4 filxhan 3 – 4 miell

  • Krem çokollatë

  • i kuqi i 1 veze

  • Pak sheqer për dekor

Përshkrimi

  • Në një enë mesatare ngrohim pak qumështin tek i cili kemi shtuar vajin e lulediellit dhe pasi është ngrohur (jo nxehur) shtojmë sheqerin, kripën dhe majanë, e përziejmë dhe e lëm të pushoj për disa minuta derisa majaja të shpërbëhet dhe të filloj të bëj punën e saj.
  • Pas kësaj në masën e formuar shtojmë vezën dhe miellin dhe fillojmë e punojmë derisa të përftojmë një brumë të qëndrueshëm me dendësi mesatare.
  • Brumin e formuar e mbulojmë me një pecetë dhe e vendosim në një ambient të ngrohtë për 30 minuta derisa të dyfishoj masën e tij fillestare.
  • Pas kësaj e punojmë shumë pak brumin dhe e ndajmë në copëza të vogla më të cilat do të formojmë paninet (mua zakonisht për këtë masë më dalin 20 panine, por kjo varet nga madhësia e dëshiruar)
  • Për te qenë më e lehte sugjeroj të ndahen paraprakisht para se të fillojmë mbushjen.
  • Pasi I kemi ndarë marrim masën e parë e hapim lehtë me ndihmën e një peci (petëze) në mesin e së cilës vendosim 1 lugë çaji krem çokollatë dhe e mbledhim me kujdes duke i puthitur mirë të gjitha anët dhe duke e rrotulluar ngadalë në dorë në mënyrë që të formohet një panine e rrumbullakët në formë topi.
  • Kështu veprojmë për të gjitha dhe pas kësaj i vendosim në një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine.
  • E lyejmë sipërfaqen me të kuqin e vezës të cilin e kemi rrahur pak më parë me 1 lugë gjelle uji dhe e spërkasim me sheqer kaf të lehtë.
  • Në fund i mbulojmë me një pecetë dhe i vendosim përsëri në një vend të ngrohtë për të dyfishuar masën e tyre (i lëm përsëri të pushojnë rreth 30 minuta)
  • Pas kësaj I pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa I prekur. Kur të jenë ftohur pak I heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
  • Ideale do ishte të konsumoheshin të ngrohta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*