Ingredientët:
- 1 kallëp maja
- 1 lugë çaji kripë
- 2 lugë çaji sheqer
- 2 filxhan qumësht
- 1 filxhan vaj luledielli
- 800 gram miell
- 2 speca të kuq
- 2 speca jeshil
- 200 gram djathë i bardhë
- 2 tufa majdanoz I grire
- 1 i kuq veze + 1 luge gjelle ujë
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë dhe presim specat në copa të vogla, djathin e bardhë gjithashtu dhe grijmë imët majdanozin.
Mënjanë në një enë tresim majanë e birrës në ujin e vakët dhe kur ajo të tretet plotësisht shtojmë kripen, sheqerin dhe vajin e lulediellit.
Më pas shtojmë pak nga pak miellin duke e punuar vazhdimisht derisa të përftojmë një masë brumi të qëndrueshëm I cili nuk ngjit më në anët e enës.
Brumin e përftuar e vendosim të pushoj në një vend të ngrohtë për 30 – 40 minuta të mbuluar me një pecetë kuzhine derisa të dyfishojë masën e tij fillestare.
Pas kësaj tek brumi shtojmë specat e prerë më pare dhe djathin e bardhë të thërrmuar me dorë, e punojmë pak me kujdes në mënyrë që të integrohen të gjitha dhe me brumin formojmë disa topa duke i dhënë madhësinë e dëshiruar (unë zakonisht arrij të bëj 15 – 20 panine mesatarisht të vogla, por kjo varet sipas madhësisë së dëshiruar)
Paninet e brumit I vendosim në një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine dhe i lëm përsëri të pushojnë në një vend të ngrohtë për 30 minuta të mbuluar me një pecetë kuzhine derisa të dyfishojë masën e tyre.
Pas kësaj me ndihmën e një furçe e lyejmë sipërfaqen e secilës me të kuqin e vezës të përzier më parë me një lugë gjelle ujë.
I pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 35 – 40 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa I prekur. Kur të jenë ftohur pak I heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
Ideale do ishte të konsumoheshin të ngrohta.




