Ingredientët:
- 2 kokrra vezë
- 1 filxhan kos
- ½ filxhan vaj luledielli
- 125 gram margarinë
- 1 luge çaj kripë
- 2 luge çaj sheqer
- 1 ½ luge çaj pluhur pjekës
- 3 ½ – 4 filxhan miell për bukë
- 200 gram djathë I bardhë
- 2 feta proshutë të prerë në kubikë
- 2 lugë gjelle pekmez + 1 lugë gjelle ujë
- ½ filxhan susam dhe fara lini
Përshkrimi:
Marrim një enë mesatare dhe miksojmë mirë të gjithë përbërësit e lëngshëm si vezët, kosin, vajin, dhe margarinën (është shumë e rëndësishme që vezët, kosi dhe margarina të jenë me temperaturë ambienti)
Në një tas tjetër mënjanë përziejmë miellin me pluhurin pjekës, kripën dhe sheqerin dhe ketë përzierje fillojmë e shtojmë pak nga pak tek përbërësit e lëngshëm duke e punuar vazhdimisht derisa të arrijmë një masë brumi të butë që nuk ngjit më në anët e enës.
Me brumin formojmë disa topa duke i dhënë madhësinë e dëshiruar (unë zakonisht arrij të bëj 15 – 20 panine mesatarisht të vogla, por kjo varet sipas madhësisë së dëshiruar)
Për te qenë më e lehte sugjeroj të ndahen paraprakisht para se të fillojmë mbushjen.
Pasi I kemi ndarë marrim masën e parë të brumit dhe me ndihmën e gishtërinjve përpiqemi ta hapim në sipërfaqen e dorës duke formuar një petë brumi të trashë në mesin e së cilës vendosim pak djathë të bardhë (të cilin e kemi thërrmuar më parë me dorë) dhe 1 ose 2 kubikë te vegjël proshutë, I mbledhim me kujdes cepat e petës duke formuar një top brumi të cilin e punojmë pak në mes të duarve.
Paninet e brumit I vendosim në një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine.
Me ndihmën e një furçe kuzhine lyejmë sipërfaqen e panineve me pekmezin e tretur me ujë dhe i spërkasim në mënyrë të bollshme me fara susami dhe lini.
Pas kësaj I pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 35 – 40 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa I prekur. Kur të jenë ftohur pak I heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
Ideale do ishte të konsumoheshin të ngrohta.




