Embelsira, Krem, Tarta

Parfe me Kos dhe Reçel Boronice

0 comments

Ingredientët:

  • 1 – 1 ½ pako biskota integrale
  • 100 gram boronica
  • 1 kg kos grek (duhet patjetër i tille)
  • 250 gram qumësht i kondensuar
  • 100 gram arra 
  • 200 gram reçel boronice
  • 100 gram lajthi + për dekor

Përshkrimi:

Në një enë thërrmojmë biskotat dhe arrat mesatarisht me dorë (nuk duhet ti thërrmojmë shumë në mënyrë që të ndihet biskota dhe mos të bëhet qull) dhe i lëm mënjanë.

Në një enë tjetër përziejmë mirë kosin me qumështin e kondensuar derisa të përftojmë një masë të njëjtë homogjene tek e cila shtojmë biskotat dhe lajthitë e copëzuara më parë.

Në fund shtojmë boronicat, do të rekomandoja të ishin të ngrira në mënyrë që mos të shpërbëhen e mos të lëshojnë shumë ngjyrë gjatë përzierjes.

Në masën e përftuar shtojmë biskotat të cilat i kemi lënë mënjanë, i përziejmë me kujdes dhe këtë masë e hedhim në enën ku do të formojmë kasatën të cilën e kemi shtruar më parë me një qese kuzhine në mënyrë që të jetë sa më e lehtë kur ta nxjerrim nga forma..

Pas kësaj e mbulojmë me kujdes me qesen e kuzhinës dhe e lëm të pushoj në frizer për 24 orë para se ta konsumojmë.

Pasi e nxjerrim nga akulli e lëm të pushoj 10 minuta në temperaturë ambienti që ta nxjerrim më lehtë nga forma dhe e dekorojmë me reçel boronice dhe lajthi të pjekura.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*