Brumra, Pasta

Pasta me Kungull Jeshil dhe Proshutë

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram pasta sipas dëshirës                                                    
  • 2 kokrra qepe te mëdha                                                  
  • 6 kunguj jeshil mesatare  
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë + Vaj Ulliri + Piper
  • 250 gram Philadelphia
  • 100 gram stika
  • 200 gram proshutë

Përshkrimi:

Në fillim skuqim pak (pa vaj) stikat dhe I lëm mënjanë për ti përdorur një moment të dytë.

Në një enë të thelle skuqim me pak gjalpë dhe kripë qepën e grirë mesatarisht hollë dhe kur kjo e fundit të zbutet shtojmë kungullin e prerë në copa të vogla, pak kripë dhe piper dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të zbutet pak.

Në fund shtojmë proshutën e prerë në kubikë

Ndërkohë që po gatuajmë kungullin vendosim mënjanë makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me pak kripë dhe vaj ulliri (makaronat nuk I lëm më shume se koha e përcaktuar në ambalazhimin e tyre)

Kur makaronat janë gati i kullojmë dhe i shtojmë mbi përzierjen me kungull bashkë me djathin Philadelphia dhe I përziejmë të gjitha me kujdes në mënyrë që të miksohen më së miri dhe djathi Philadelhia të shkrijë plotësisht dhe të kthehet në një trajtë kremoze e cila vesh makaronat dhe kungull.

Në fund I dekorojmë me stikat e thërrmuara që skuqëm në fillim dhe e shërbejmë menjëherë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*