Ingredientët:
- 500 gram pasta sipas dëshirës
- 1 kokrra qepë
- 600 gram spinaq
- 100 gram pastërma
- 1 luge gjelle gjalpë + pak vaj ulliri
- Kripë + piper (sipas dëshirës)
- 250 gram djathë Philadelphia
- 100 gram djathë Gorgonzola
- 100 gram djathë Pecorino
- ½ filxhan pisha të pjekura
Përshkrimi:
Në në një tigan pjekim pishat (pa vaj apo gjalpë) duke I trazuar here pas here për pak minuta derisa të marrin pak ngjyrë (duhet të bëjmë shumë kujdes se digjen shpejtë) dhe pas kësaj I lëm mënjanë.
Në të njëjtin tigan skuqim qepën e grirë imët me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë dhe kur qepa fillon të zbutet shtojmë pastërmanë e prerë në kubik.
Pas kësaj shtojmë pak nga pak spinaqin (unë zakonisht përdor spinaq të vogël), e përziejmë me ngadalë derisa të ulet.
Ndërkohë që po gatuajmë spinaqin vendosim mënjanë makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me pak kripë dhe vaj ulliri (makaronat nuk i lëm më shumë se koha e indikuar në ambalazhimin e tyre)
Ndërkohë që spinaqi është pothuajse gati shtojmë gorgonzolën e grirë në copa të vogla në mënyrë që të shkrihet më lehtë dhe djathin parmigiano, I përziejmë mirë dhe mbi to shtojmë makaronat që I kemi zier dhe I kemi gati.
Në momentin që shtojmë makaronat hedhim edhe djathin Philadelphia dhe I përziejmë të gjitha me kujdes në mënyrë që të miksohen më së miri dhe djathi Philadelhia të shkrijë plotësisht dhe të kthehet në një trajtë kremoze e cila vesh makaronat dhe spinaqin.
Në fund I dekorojmë me pishta që skuqëm në fillim dhe e shërbejmë menjëherë.




