Embelsira, Kek

Pastel De Nata ose Pasta Sfoliat me Krem Qumështi

0 comments

Ingredientët:

  • 2 peta sfoliat
  • 165 ml uji + 240 gram sheqer + 1 shkop kanellë + 1 lëkurë limoni
  • 40 gram miell + 300 ml qumësht + ¼ lugë çaji kripë
  • 6 të kuq veze

Përshkrimi:

Në fillim marrim petën e sfoliatës (unë zakonisht e marr të gatshme për këto përgatitjet e shpejta) e hapim me ndihmën e një petëze (pec/okllai) që të arrijmë në petë më të hollë të cilën në fund e mbledhim duke e rrotulluar me kujdes duke u përpjekur që mos të formohen hapësira midis petëve.

Petën e mbledhur e mbështjellim me një qese kuzhine dhe e lëm të pushojë në frigorifer për 30 minuta.

Ndërkohë për përgatitjen e kremit na nevojiten dy enë mesatarisht të vogla ku tek njëra ziejmë ujin me sheqerin, kanellën dhe lëkurën e limonit ndërsa tek tjetra qumështin me miellin të cilin e përziejmë vazhdimisht në mënyrë që mos të ngjisë në fundin e enës.

Pasi mielli me qumështin kanë marë valë I lëm të ziejnë 2 – 3 minuta më shume dhe me pas fillojmë shtojmë pak nga pak shërbetin nga I cili kemi hequr kanellën dhe lëkurën e portokallit. E përziejmë vazhdimisht derisa të përftojmë një masë të njëjtë homogjene.

Enën e masës së përftuar bashkë me të e fusin në një enë tjetër më të madhe të mbushur plot me ujë dhe akull. E përziejmë vazhdimisht derisa të arrij një temperaturë lehtësisht të ngrohtë dhe më pas shtojmë të kuqin e vezëve.

Pas kësaj nxjerrim nga frigoriferi sfoliaten dhe e presim ne 12 pjesë të barabarta për secilën formë të tepsisë (për pjekje përdorim tepsinë për cupcake)

Rrethoret e prerë të sfoliatës I hapim me kujdes me gishtërinj të lagur me pak unë në mënyrë që mos të na ngjisë ne dorë por rreth e rrotull formës. (përpiqemi ta hapim në mënyrë uniforme)

Pasi i kemi hapur të gjitha i mbushim me kremin e përgatitur më parë dhe I pjekim në furrë të para ngrohur 250°C për 15 – 20 minuta derisa kremi të marre një copë shumë të holle sipër të pjekur në të djegur

Pasi I nxjerrim nga furra I lëm të pushojnë mbi një tel kuzhine për 15 – 30 minuta dhe I konsumojmë të ngrohta për një shije të pakrahasueshme (rekomandohet të konsumohen brenda ditës pasi të nesërmen nuk e kanë të njëjtën shije).

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*